Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA në Boston, sot, më 6 janar, kujton me nderim ditëlindjen e Fan S. Nolit, një nga figurat më madhore të historisë sonë kombëtare. Fan S. Noli mbetet përjetësisht i gjallë në kujtesën e shqiptarëve. Ai ishte mendje e ndritur, shpirt i lirë dhe zë i fuqishëm i kombit shqiptar, klerik, shkrimtar, diplomat, politikan dhe atdhetar i pashoq. Me penë, me fjalë dhe me vepra, Noli i shërbeu Shqipërisë dhe shqiptarisë me përkushtim të rrallë, duke lënë pas një trashëgimi që nuk zbehet kurrë.VATRA dega në Boston, përkulet sot me respekt para figurës së tij dhe e kujton Fan Nolin, në 144 vjetorin e lindjes, si një pishtar të dritës kombëtare, si simbol të unitetit, dinjitetit dhe dashurisë së pakufishme për atdheun.I paharruar qoftë gjithmonë Fan S. Noli dhe vepra e tij e pavdekshme për kombin shqiptar.


