Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra”, Dega në Boston, zhvilloi mbledhjen e parë të Kryesisë për vitin 2026 në ambientet e Albanian Boston Community Center në Beverly, MA.
Gjatë këtij takimi u diskutua dhe u rakordua në detaje organizimi i aktivitetit të datës 17 janar 2026, me rastin e 2-vjetorit të ringritjes së Degës së Vatrës në Boston. Kryesia përcaktoi mënyrën e organizimit të festës, rrjedhën e aktivitetit si dhe ndarjen e detyrave për secilin anëtar në funksion të mbarëvajtjes së saj.
Po ashtu, u diskutua kalendari vjetor i organizimeve dhe eventeve kryesore për vitin 2026!
Federata Pan-Shqiptare “Vatra”, Dega në Boston u bën thirrje të gjithë anëtarëve dhe bashkëatdhetarëve të komunitetit tonë, të bashkohen në festën e 17 janarit 2026, e cila do të mbahet në ambientet e Albanian Boston Community Center, në Beverly, MA, për të festuar së bashku!
Mos mungoni 🇺🇸🇦🇱🇽🇰


