Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA dega Boston kujton me nderim dhe dhimbje të thellë Masakrën e Reçakut

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA dega Boston kujton me nderim dhe dhimbje të thellë Masakrën e Reçakut, ku më 15 janar 1999 u vranë mizorisht civilë të pafajshëm në fshatin Reçak, nga forcat e regjimit serb.Masakra e Reçakut mbetet një nga krimet më të rënda kundër njerëzimit të kryera në Kosovë dhe një dëshmi e qartë e dhunës shtetërore ndaj një populli që kërkon të jetoj i lirë në tokën e vet.

Ky krim tronditi ndërgjegjen ndërkombëtare dhe u bë një moment kyç që çoi drejt ndërhyrjes së NATO, duke hapur rrugën e çlirimit të Kosovës.

Sot, ne përulemi me respekt para martirëve të Reçakut dhe ndajmë dhimbjen me familjet e tyre. Kujtimi i tyre është obligim kombëtar dhe moral për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë.Lavdi martirëve të Reçakut.I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre

Following #follower #everyone #vatra #highlights

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *