Activities

Our Activities

At Vatra Boston, our activities are designed to preserve Albanian culture, strengthen community bonds, and promote unity among generations. Through cultural events, historical commemorations, educational programs, humanitarian initiatives, and youth engagement, we create meaningful experiences that connect our community and honor our shared heritage.

VATRA në Boston feston 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Mbrëmja e së premtes në veri të Bostonit u mbush me emocione, muzikë e aromë të traditës shqiptare. Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, së bashku me Albanian Boston Community Center, mblodhën dhjetëra familje shqiptare në një festë të ngrohtë për 113-vjetorin e Pavarësisë.

Në një atmosferë plot gëzim, valle dhe ushqime shqiptare, kryetari i VATRËS në Boston, Mentor Maksutaj, përcolli urimet e tij për Ditën e Flamurit.

Sot nderojmë të gjithë burrat e shtetit, rilindasit dhe dëshmorët që sakrifikuan gjithçka që Shqipëria të ishte e lirë. Kujtojmë me respekt Isa Boletinin, Ismail Qemalin, të gjithë dëshmorët e Pavarësisë dhe, po aq, heronjtë e Kosovës, legjendarin Adem Jashari dhe çdo dëshmor që na bëri krenarë,” u shpreh Maksutaj.

Ai theksoi se komuniteti shqiptar në Massachusetts duhet të mbetet i bashkuar dhe të ruajë me krenari trashëgiminë dhe identitetin kombëtar.


 Maksutaj rikujtoi gjithashtu se nesër, më 29 nëntor, në sheshin e Bostonit në ora 11:30Am do të ngrihet flamuri kuqezi në një ceremoni solemne, ku do të zhvillohet edhe parada tradicionale me makina, e organizuar prej disa vitesh nga të rinjtë patriotë të komunitetit.